rreth-nesh
Kompania BOLV-OIL sh.a. është krijuar në 21 Janar 2003 me aksioneri të vetëm Z. Behar Çukaj.

Kompania BOLV-OIL sh.a. u krijua si rezultat i nje aktiviteti të suksesshëm ekonomik që Z. Behar Çukaj ka zhvilluar nga viti 1992 me shoqerinë e krijuar në atë periudhë  OLSI sh.p.k. me aktivitetin në fusha të ndryshme të biznesit por më kryesore ka qënë tregtimi me pakicë i karburanteve. Duke arritur një sukses me Olsi sh.p.k. lindi nevoja e krijimit të një kompanie mëmë e cila do të kishte një hapësirë veprimi më të gjerë ne tregun e hidrokarbureve dhe njëkohësisht të përfshinte në aktivitetin e saj edhe një pjesë të aktivitetit të “OLSI sh.p.k.”. Në këtë periudhë që lindi BOLV-OIL sh.a., shoqëria OLSI sh.p.k. vazhdoi aktivitetin në tregtimin me pakicë të karburanteve, veprimtari të cilën e vazhdon edhe sot përmes 34 pikave të saj në disa Qarqe të Shqipërisë.

Aktiviteti kryesor i kompanisë BOLV-OIL sh.a. është import & eksporti dhe tregtimi me shumicë i karburanteve dhe lëndëve djegëse, transporti i të gjithë llojeve të hidrokarbureve, etj. BOLV-OIL sh.a. disponon të gjithë llogjistikën e nevojshme për kryerjen e aktivitetit të saj.

BOLV-OIL sh.a. ka në zoterim dy magazina të shitjes me shumicë të karburanteve, me vendndodhje në Patos, Fier dhe në Mëzez, Tiranë. Kapacitetet depozituese të këtyre magazinave janë të konsiderueshme duke bërë të mundur përballimin e kërkesave që ka tregu i shitjes me shumicë të karburanteve.

Në muajin Nëntor 2011, kompania BOLV-OIL sh.a. bleu 100% të aksioneve të shoqërisë PORTO ROMANO OIL sh.a. e cila ka në pronësi “Stacionin e depozitimit të karburanteve në Porto Romano, Durrës”.
Kapaciteti depozitues i këtij stacioni është 20,000 m3 dhe aktualisht është duke investuar në rritjen e kapacitetit të saj. PORTO ROMANO OIL sh.a. zotëron Autorizimin e lëshuar nga Ministria e Financave si “Magazinë e Lirë Doganore”.

Nje sektor mjaft i rëndësishem i aktivitetit tregtar të kompanisë BOLV-OIL sh.a. është dhe transportimi i naftës bruto qe del nga nëntoka shqiptare përmes kompanise kanadeze BANKERS PETROLEUM ALBANIA ltd. Transporti i naftës bruto realizohet përmes një flote prej më shumë se 120 kamionëve (autoboteve) të cilët transportojnë mbi 75 mije ton naftë bruto në muaj. Kësaj flote kamionesh i shërbehet përmes dy parqeve, me vendndodhje në Patos dhe Belinë, të cilat janë të pajisura me teknologjinë më të avancuar.

Aktualisht kompania BOLV-OIL sh.a. është duke investuar në automatizimin e të gjithë proçeseve të saj përmes realizimit të qëndrës dispecere e cila do të vendoset në zyrat e reja ne Belinë, Fier. Në këtë mënyrë kompania rrit ndjeshëm cilësinë e shërbimeve të saj, duke qënë në pararojë të këtij shërbimi, si në tregun shqiptar ashtu edhe me gjerë.

Stafi i punonjësve të kompanisë BOLV-OIL sh.a. është një staf i specializuar, numri i të cilit rritet nga viti në vit dhe aktualisht numri i tyre arrin mbi 450 punonjës.

Bolv-Oil Sh.a

Adresa: Fushë-Mëzez, Kashar, Tiranë, Albania

Tel: +355 672054441

Email: info@bolv-oil.al

Olsi Sh.p.k

Adresa: Fushë-Mëzez, Kashar, Tiranë, Albania

Tel: +355 697050240 / +355 697018338

Email: marketing@bolv-oil.al

Suport mbi Tollonin Elektronik +355 697058023

Na ndiqni në

Back to Top