Tregtim

  • 1297_24348

1. Tregtimi me shumicë i Lëndëve djegëse (Gazoil 10ppm, Benzinë pa plumb, Solar, Mazut, Lendë djegëse për kaldaja). Zotëron 35 – 40% të tregut të konsumit në Shqipëri dhe është në rritje ç’do vit.

Aktualisht tregtojmë lëndë djegëse në të gjitha Fabrikat e Tullave, Kombinatin Metalurgjik Elbasan, etj, duke e mbështetur në kapacitetet e magazinimit dhe në mjetet e transportit (Autobotet) që zotëron Kompania.

Prej disa vitesh jemi furnizues të kontraktuar të Spitaleve Rajonale në Shqipëri, dhe Ministrive të ndryshme me lëndë djegëse për kaldaja. Serioziteti dhe korretësia janë tiparet dalluese të kompanisë Bolv-Oil Sh.a.

Transport

  • transport

2. Shërbimi shumë i rëndesishëm i kompanisë Bolv-Oil është edhe transporti i naftës bruto. Kjo mbështetet nga një numër i konsiderueshëm mjetesh të transportit rrugor prej 100 autobotesh të kapaciteteve të ndryshëm, nga 2 m3 deri në 40 m3.

Aktualisht kompania Bolv-Oil është partneri kryesor në fushën e transportit për kompani të ndryshme të vendit dhe të huaja që operojnë në fushën e nxjerrjes dhe të përpunimit të naftës në Shqipëri.

Import-Export

  • 11

3. Shërbimi tjetër që kompania jonë kryen është import & eksporti i bitumeve sipas kërkesave të klientëve tanë si brënda dhe jashtë vendit.

Infrastrukturë

  • infrastrukture 2

4. Duke njohur rëndesinë e teknologjive moderne gjatë vitit 2010 Bolv-Oil vendosë të bashkëpunojë me nënkontraktorin Spartaku Shpk duke shtuar ndër shërbimet e saj edhe aktivitetet mbi infrastrukturën. Nëpërmjet këtij projekti u realizua edhe një pozicionim më i mirë ekonomik.

Përmes kësaj eksperience Bolv-Oil ka ndërtuar një personel teknik të trajnuar dhe të kualifikuar. Kompania përdor për ndërtimin e projekteve makeneri mekanike të cilat i rinovojne dhe restaurojnë në varësi të projekteve të cilat marin përsipër.

Gjatë viteve 2013 – 2016 shumica e projekteve të ndërtuara nga Bolv-Oil janë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, si nënkotraktor i Spartaku Shpk, duke vazhduar sigurisht në linjën e nxjerjes dhe tregëtimit të hidrokarbureve.

Bolv-Oil Sh.a

Adresa: Fushë-Mëzez, Kashar, Tiranë, Albania

Tel: +355 672054441

Email: info@bolv-oil.al

Olsi Sh.p.k

Adresa: Fushë-Mëzez, Kashar, Tiranë, Albania

Tel: +355 697032070

Email: marketing@bolv-oil.al

Suport mbi Tollonin Elektronik +355 697058023

Na ndiqni në

Back to Top